Gruaja
Ka kërcënuar gruan e tij me vdekje – Gjykata i jep kosovarit shansin e fundit
Vendimi për mos dënim me burg efektiv dhe me dëbim lidhet me rolin e tij si baba dhe me jetën e tij shumëvjeçare në Zvicër

Një shtetas kosovar 40-vjeçar është gjykuar pasi ka kërcënuar gruan e tij. Mosmarrëveshja kishte të bente me fëmijët e tyre. Në fund, Gjykata e Qarkut e St. Gallenit vendosi të mos e dëbojë atë nga vendi – vendim që lidhet me rolin e tij si baba dhe me jetën e tij shumëvjeçare në Zvicër.
Babai 40-vjeçar akuzohej se në katër incidente kishte kërcënuar me vdekje gruan e tij dhe në kërcënime kishte përfshirë edhe familjarët e saj, transmeton albinfo.ch. Ai, në seancën gjyqësore ka thënë se pas ndarjes kishte filluar procedura gjyqësore familjare. Në çdo takim ata shanin dhe kërcënonin njëri-tjetrin, është shprehur i akuzuari. Gruaja e tij vazhdimisht e provokonte atë duke i thënë se do ta shkatërronte dhe do t’i merrte fëmijët, shkran bz.ch. Kjo e kishte rënduar shumë ashtu si dhe fakti që fëmijët po vuanin nga situata.
“Nuk e kam kërcënuar gruan me vdekje por kam menduar të vras veten”
Shtetasi kosovar, i cili që nga rinia e tij jeton në Zvicër, është shprehur se shpeshherë ndihej i keqkuptuar gjatë takimeve në autoritetet. Në këto momente ai ka reaguar me deklarata emocionale si “fuçia tashmë po tejmbushej” ose “Nëse vazhdojnë të më shtyjnë pas murit, nuk është për tu habitur nëse ndodh diçka e keqe”. Me këtë ai nuk nënkuptonte se donte të vriste gruan e tij, por veten. Në atë kohë ai kishte mendime për vetëvrasje dhe kishte kërkuar ndihmë psikologjike. Por ai, sipas pohimeve të tij, kurrë nuk e kishte kërcënuar gruan dhe familjen e saj me vdekje.
Ai ishte gjithmonë i shqetësuar vetëm për mirëqenien e fëmijëve. Gjithmonë e inkurajonte vajzën e tij të madhe, e cila nuk donte të kishte më asgjë me nënën e saj dhe jetonte me të atin, të mos e shkëputte plotësisht kontaktin me nënën, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu është angazhuar që të mos ndaheshin dy motrat. Vajza e vogël kalon çdo fundjavë me të.
Kërcënimet janë të dënueshme
Prokurori publik ka kërkuar dënim me kusht prej një viti dhe dëbim nga shteti për pesë vjet për personin, i cili tashmë kishte precedentë përkatës penal. Kërcënimet e rënda me vdekje janë dëshmuar me shënime dhe deklarata të ndryshme të zyrtarëve, është shprehur ai. Për shkak të konfliktit të ashpër të ndarjes, i akuzuari padyshim ka reaguar duke qenë në një situatë të vështirë personale. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin që kërcënimet janë të dënueshme. Ai e ka përkeqësuar situatën duke mos ndjekur udhëzimet zyrtare.
Avokatja ka kërkuar lirimin nga fajesia dhe nga dënimi, të të akuzuarit dhe heqjen dorë nga dëbimi i tij nga Zvicra. Nuk ka asnjë provë që klienti i saj në të vërtetë ka bërë kërcënime me vdekje. Fakti është se i akuzuari asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Deklarata e saj se ajo kishte shumë frikë për shkak të kërcënimeve me vdekje nuk mund të ishte e vërtetë sepse ajo vazhdimisht e kontaktonte atë me iniciativën e saj, transmeton albinfo.ch. Vajza e madhe qe kthyer vullnetarisht te babai i saj. Ai është një mbështetje e rëndësishme për vajzën, e cila po vuan shumë nga ndarja e prindërve. Situata mes dy bashkëshortëve të ndarë është qetësuar.
Gjykata e Qarkut, në fund ka rritur dënimin me burg me kusht në shtatëmbëdhjetë muaj. Ajo ka urdhëruar shërbimin me kusht dhe ka dhënë udhëzime për të ndjekur terapinë psikiatrike ambulatore. Gjykatësi është shprehur se ishte vërtetuar qartë në gjykatë se i akuzuari kishte bërë kërcënime serioze me vdekje.
Duke mos e dënuar me burg efektiv dhe me dëbim nga vendi, të akuzuarit i jepet mundësia e fundit. Kjo mundësi vlen vetëm nëse ai nuk bën më asgjë të keqe, përcjell albinfo.ch. Duke hequr dorë nga dëbimi nga vendi, gjykata ka marrë parasysh se ai kishte jetuar në Zvicër që nga mosha 13-vjeçare, fliste rrjedhshëm gjermanishten zvicerane dhe, mbi të gjitha, ishte një kujdestar i rëndësishëm për vajzën e tij të madhe.
E-Diaspora
-
Ky është numri i personave e që votuesve në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejtë vote...
-
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date
-
Vijon votimi në Ambasadën e Sllovenisë
-
Vjenë: 510 bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 15:00
Jeta në Zvicër
-
Çfarë kërkon nisma për të cilën po votohet sot në Zvicër Votohet nisma e përgjegjësisë mjedisore e iniciuar nga të Gjelbrit e Rinj kërkon që Zvicra të...
-
Nesër në Zvicër: Votime të shumta komunale
-
20 SHKURT 2025: ALBGALA E PAVARËSISË NË GJENEVË
-
Orari i ri i SBB nuk është pritur mirë në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date