Kosova
Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare feston 10-vjetorin
Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, kryesisht ato nga Diaspora, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, feston 10-vjetorin, thuhet në një njoftim, shkruan albinfo.at.
Sipas njoftimit, ky event i 10-vjetori kurorëzon të gjitha sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytetet e tjera shqiptare qindra-mijëra biznese nga Diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoi në rritjen e exportit që është dëshmuar vite me radhë.
Eventi përmban:
E premte, 17 maj, hapja në orën 10:00 – Panairi i Bizneseve:
Një platformë unike për bizneset prodhuese shqiptare për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre inovative, duke nxitur bashkëpunimin dhe zgjerimin e mundësive të reja të biznesit. Bizneset nga diaspora do të kenë mundësinë të njihen me ofertat e ndryshme dhe të eksplorojnë potencialin për bashkëpunim si dhe një mundësi të takohen me udhëheqësit e komunave për të diskutuar potencialin e tyre për investime.
E shtunë, 18 maj, nisja në orën 10:00 – Vizita në terren: Pjesëmarrësit nga diaspora do të vizitojnë disa nga prodhuesit vendorë, duke nxitur shkëmbimin e praktikave të mira dhe fuqizimin e lidhjeve mes bizneseve vendase dhe atyre të diasporës.
E shtunë, 18 maj, 19:00 – Darka solemne: Degët e Rrjetit organizojnë një mbrëmje festive në mbyllje të aktivitetit dyditor, ku do të festojmë dhe vlerësojmë arritjet e deritanishme dhe do të ndërtojmë ura të reja drejt bashkëpunimeve të ardhshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













