Kosova
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, e cila ka kohë që ka vendosur të jetojë dhe të punojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj si aktore, përcjell albinfo.ch.
Bleona ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në kastin e filmit “Chief of Station”, një projekt hollivudian nën drejtimin e njohur të regjisorit Jesse V Johnson. Premiera e filmit u zhvillua vetëm dy ditë më parë, më 3 maj.
Chief of Station” sjell në ekran historinë e një ish-agjenti të FBI-së, jetën e të cilit e trondit vdekja tragjike dhe e papritur e bashkëshortes. Gjithçka merr një kthesë të re kur merr lajmin e dyshimtë se vdekja e saj mund të mos ketë qenë thjesht një aksident. Në kërkim të së vërtetës, ai vihet në gjurmët e një piste të rrezikshme dhe të errët që e çon në zemrën e Evropës Lindore. Aty, ai bashkëpunon me një ish-armik në përpjekjet e tyre për të zbuluar një komplot që kërcënon të rrëzojë të gjitha besimet që kishte për jetën e bashkëshortes së tij.
Bleona Qereti jo vetëm që ka marrë një rol në këtë film, por gjithashtu ka shkëlqyer në të, duke i dhënë projektimit një prekje të veçantë, pasi në trailerin e publikuar në profilin e saj në Instagram, ajo dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe.
Kjo veçori i shton edhe më shumë vlerë prezantimit të aktresës në skenën ndërkombëtare, duke promovuar kulturën dhe gjuhën shqiptare.
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër Lajm i mirë për qytetarët në Zvicër, bien çmimet e benzinës dhe naftës... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën











