Maqedonia
Për zgjedhjen e presidentit në RMV nevojitet censusi prej 40%
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në Maqedoni të Veriut sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të përcaktohen për njërin prej dy kandidatëve për shef të shtetit – Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më së shumti vota në rrethin e parë më 24 prill, përcjell albinfo.ch.
Për Siljanovska Davkovën votua 363.085 votues, ndërsa për Pendarovskin 180.499, që ishte e pamjaftueshme për zgjedhje të presidentit.
Në rrethin e dytë të votimit do të zgjidhet kandidati, i cili do të fitojë shumicën e votave, nëse në vendvotime dalin mbi 40 për qind të votuesve të regjistruar, përkatësisht 725.727 votues, siç është paraparë në Kodin zgjedhor, ndërsa për të votuan 362.864 votues.
Nëse edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve asnjëri prej dy kandidatëve nuk fiton numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e tërë procedura zgjedhore.
Presidenti i Republikës zgjedhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për kohë prej pesë viteve. Për president të Republikës personi i njëjtë mund të zgjidhet më të shumti dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për president të Republikës mund të zgjidhet personi, i cili në ditën e zgjedhjeve ka mbushur së paku 40 vjet. Për president nuk mund të zgjidhet personi, i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i RMV-së së paku dhjetë vite në 15 vitet e fundit. Zgjedhja për president të Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










