Lajme
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
Kënga mban titullin "Juicy" dhe, sipas njohësve të skenës, ishte "fituese logjike" e çmimit për Hitin e Vitit, pasi kishte shënuar rekorde dëgjimi
Është mbajtur mbrëmë, në Hallenstadion të Cyrihut, spektakli i madh i ndarjes së çmimeve për muzikë të popullarizuar, më i rëndësishmi në Zvicër, ” Swiss Music Awards”.
Në mesin e fituesve për kategoritë e ndryshme, ashtu siç pritej, ishte edhe reperi me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin e tij artistik EAZ, transmeton albinfo.ch. I konsideruar që me kohë si favorit i qartë, ai ka fituar çmimin për hitin muzikor të vitit, me këngën “Juicy”.
EAZ me “Juicy”, Hecht me “Amigo” dhe Remo Forrer me “Watergun” ishin në konkurrencë për hitin e vitit. Vendimi është marrë me votim telefonik gjatë transmetimit televiziv.
Kështu, në kategorinë hiti më prestigjioz të vitit, reperi i Cyrihut EAZ fitoi bllokun e betonit me “Juicy”. 30-vjeçari është fituesi logjik pasi “Juicy” u bë kënga e parë në dialekt (“Schweizer Deutsch”) që zbarkoi në listat globale virale të Spotify në vitin 2023 dhe tani ka grumbulluar mbi 20 milionë transmetime, shkruan tages anzeiger. Është çmimi i parë për këngëtarin nga Cyrihu.
Reperi EAZ ka festuar me kërcime nga gëzimi, përqafime, gëzim të vërtetë, një fjalim të gjatë dhe lot gëzimi. Reperi shqiptar, Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, mban rekordin sa i përket numrit të nominimeve, përcjell albinfo.ch. Ai është nominuar pra në tri kategori për çmimin më të madh zviceran të muzikës së popullarizuar.
EAZ ishte nominuar, krahas këngëtarëve Baschi dhe Göla edhe për çmimin “Best Male Act” (interpretimi më i mirë i meshkujve), çmim të cilin e ka fituar Baschi. Ndërsa Beatrice Egli, Joya Marleen apo Seraina për “Best Female Act”. Në këtë kategori ka fituar Joya Marleen
EAZ, reperi i Cyrihut me rrënjë kosovare, tashmë dy herë ishte nominuar për çmimin zviceran të muzikës. Ai gjatë dy tre viteve të fundit ka thyer rekorde sa i takon dëgjimit dhe transmetimit (Streaming), shkruan albinfo.ch. Kështu, mund të thuhet se Rama ka qenë ndër më meritorët në vlerësimin e publikuar vitin e kaluar se këngëtarët me rrënjë shqiptare po ua kalojnë kolegëve të tyre që kultivojnë muzikë tradicionale zvicerane.
Mbrëmjes së çmimeve i janë shtuar gjithashtu edhe dy kategori të reja këtë vit: “Best Streaming Artist” (ku bën pjesë edhe EAZ, alias Arbër Rama) dhe “Most Rising Artist Social Media”.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten













