Shkurt.ch
Barnat mbeten të shtrenjta në Zvicër
Si çdo produkt tjetër, ashtu edhe derivatet e naftës, rrobat, kozmetika që nga heqja e kufizimeve të frangut ndaj euros janë më të lira në Zvicër, përveç medikamenteve. Qeverisë i duhen tre vjet për t’i llogaritur çmimet e reja të të gjitha barnave.
Euro ka rënë kohët e fundit me 15 për qind, por çmimet e barnave nga zona e euros nuk kanë lëvizur. Madje nuk pritet shpejt të ndryshojnë. Rregullatori i çmimeve ka kritikuar. “Medikamentet janë me çmime në bazë të rregulloreve dhe janë fikse për tre vjet”.
Zyra Federale e Shëndetit Publik ridefinon për çdo vit çmimet e një të tretës së të gjitha barnave. Derisa të gjitha barnat të rregullohen në bazë të normave të reja të këmbimit duhet kohë deri në tre vjet.
Megjithatë në industrinë farmaceutike janë kundër rregullimit të çmimeve në një periudhë më të shkurtër. Industria farmaceutike prodhon jo vetëm për tregun vendës, por për pjesën më të madhe për eksport. Edhe ata kanë telashe me frangun e fortë, sepse produktet e tyre tani janë shumë më të shtrenjta për eksport, thotë për SRF Thomas Cueni nga shoqata e industrisë „Inter Pharma”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













