Lajme
Azil, Kosova e dyta pas Sirisë
Numri i azilkërkuesve në Gjermani vazhdon të rritet. 25.042 kërkesa për azil i janë dorëzuar Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët në janar të këtij viti. Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, kjo shifër përbën një rritje prej 73 për qind, njofton Ministria e Brendshme në Berlin. 21.679 prej tyre janë aplikime për herë të parë, 3363 janë kërkesa të përsëritura për marrjen e azilit. Në rastin e aplikimeve për herë të parë autoritetet kanë regjistruar një rritje prej 27 për qind brenda një muaji.
Vendi kryesor nga vijnë azilkërkuesit në janar të këtij viti është Siria. 5530 refugjatë sirianë shpresojnë të përfitojnë leje qëndrimi në Gjermani. Rritje të ndjeshme shënon numri i azilkërkuesve nga Kosova. Numri i azilkërkuesve nga Kosova është rritur nga 1956 në janarin e kaluar në 3630 në janar të këtij viti. Nga Shqipëria në janar kanë ardhur në Gjermani 1648 azilkërkues, shumë më tepër se në dhjetor, kur kërkuan azil vetëm 940 persona nga Shqipëria. Aplikimet për azil nga Serbia kanë mbetur ndërkohë të qëndrueshme dhe kapin shifrën 3328.
Vitin e kaluar Gjermania ka pasur rreth 203.000 kërkesa për azil, më shumë se asnjë vend tjetër i Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi











