Lajme
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian
Kryeministri Edi Rama, fjalimin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Itali, e nisi me një falënderim për pritjen që shqiptarët i bënë në këtë takim të radhës me diasporën.
“Jam thellësisht i prekur. Dua ta dini që më ka emocionuar vala e nxehtë e përshëndetjeve të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar për t’i vizituar,” u tha kreu i qeverisë të pranishmëve.
Fjalimin e tij, Rama e nisi duke kujtuar kohët e errëta të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, e deri në ditët e sotme kur shqiptarët tashmë janë të integruar në shoqërinë e vendit fqinj.
Në vëmendje, Rama solli se shqiptarët i ndiqte fillimisht damka “e stato un albanese”, dhe fajësoheshin për çdo gjë të keqe që mund të ndodhte në vendin fqinj.
“Italianët nuk ia kishin idenë se përtej asaj që dukej… duke ecur si të goditur pas kokës, fshihej një shpirt i marrosur me italian, se i italianit më të saktë. Një adhurim deri në vetëmohim, i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë. Një dashuri e verbër pa kushte, që nuk i linte gjë mangët të gjitha dashurive platonike.”, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Për Ramën, shqiptarët e Italisë, janë “shëmbëlltyra e pararojave shqiptarë të ribashkimit me Europën”, dhe këtë shton ai, nuk e ka bërë as politika, as media dhe as biznesi.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso










