Shkurt.ch
Shtohet numri i refugjatëve të varur nga ndihmat sociale
Në listën e ndihmave sociale në fushën e azilit, përfshihen refugjatët me status të pranuar (B) deri në 5 vjet qëndrim dhe ata me pranim të përkohshëm (F) deri në 7 vite qëndrim
Në listën e ndihmave sociale në fushën e azilit, që e përpilon Zyra Federale për Statistikë (BFS) përshihen refugjatët me status të pranuar (B) deri në 5 vjet qëndrim dhe ata me pranim të përkohshëm (F) deri në 7 vite qëndrim. Pothuaj se tri të katërtat e personave që kanë marrë ndiha sociale gjatë vitit 2013 i kanë takuar kategorisë së parë.
Sipas BFS-së fëmijët dhe të rinjtë janë grupi më i madh i përfituesve të ndihmave sociale dhe përbëjnë 37% nga numri i gjithëmbarshëm i refugjatëve të varur nga këto ndihma. Të dytët në listë janë personat e moshës 26 deri 35 vjeçare, që përbëjnë 30.5%.
Nga ana tjetër ka një rënie të numrit të meshkujve në krahasim me femrat në këtë kategori. Nëse ne vitin 2010 rreth dy të tretat e rasteve sociale ishin meshkuj, në vitin 2013 përqindja e tyre ka rënë në 54%.
Nga numri i përgjithshëm prej rreth 8300 shfrytëzuesve mbi 15 vjeçarë të ndihmave sociale, një e pesta këto ndihma i merr si plotësim të pagës nga puna që e kanë. Gjysma e këtyre punojnë me normë të plotë.
Numri i përgjithshëm personave nga kategoritë e azilit, të cilët marrin ndihma sociale (edhe i atyre me mbi 5 ose 7 vjet qëndrim në Zvicër) në fund të qershorit 2013 ka qenë 20.600.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













