Bota
Edhe italianët duan të largohen nga vendi
Këto të dhëna dalin paraprakisht nga një studimi i kryer nga instituti “Ipsos”
Paga më të larta dhe mundësi më të mira pune, janë arsyet pse 35% e të rinjve italianë nën 30 vjeç do të ishin të gatshëm të largoheshin nga vendi i tyre, shkruan faqja adnkronos.it.
Këto të dhëna dalin paraprakisht nga një studimi i kryer nga instituti “Ipsos”.
Ky është një fakt i trishtuar për shumë të rinj italianë, që lënë të dashurit dhe territorin e tyre… duke qenë ”të armatosur” me kualifikime që do t’u mundësonin punë më të mira, e megjithatë ata zgjedhin rrugën e “arratisjes”, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Ata do të bëheshin inxhinierë, doktorë, studiues shkencorë, profesorë universiteti, apo edhe teknikë në vendin e tyre, e megjithatë largohen… vetëm për të pasur një të ardhme më të sigurt.
“Almalaurea”, një institut që merret me studimin e punësimit të të rinjve, raporton të dhënat e të diplomuarve italianë që punojnë jashtë vendit, dhe sipas saj, paga mesatare mujore neto jashtë Italisë shkon në 2 174 euro… një shifër që korrespondon me 56.1% më shumë se mesatarja italiane.
Për më tepër, 41.3% e personave që kanë punuar jashtë vendit për një vit marrin një kontratë të përhershme dhe përqindja e pagës rritet në 52.1% pas pesë vjetësh.
Për më tepër, studimi i Ipsos zbuloi se nga një kampion prej 1 200 personash nën 30 vjeç, 85% e të rinjve të intervistuar do të konsideronin largimin nga shtëpia për një punë më të dobishme.
Sipas Ipsos, vetëm një pakicë e vogël, 15%, nuk ka “ndërmend” të lëvizë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











