Lajme
Rruga më e shtrenjtë në Evropë ndodhet në Itali
Për drejtuesit e automjeteve, që duan të udhëtojnë në Itali me makinë këtë verë, duke bërë udhëtimin nga Milano në Bari, mënyra më e shpejtë për të shkuar në destinacion është të marrin rrugën A1 dhe A14.
Megjithatë, bashkë me pamje shumë të bukura gjatë rrugës, rruga gjithashtu do t’u kushtojë udhëtarëve më shumë se 65 euro vetëm për një drejtim.
Sipas studimit të ri nga Northgate Vehicle Hire, autostrada A14 nuk është vetëm rruga më e shtrenjtë me pagesë për makinat standarde në Itali, por në gjithë Europën.
Autostrada Adriatica A14
“Analiza jonë zbuloi se në Itali ndodhet rruga më të shtrenjtë me pagesë, ku drejtuesit e automjeteve udhëtojnë nga Milano në Bari (përgjatë A1 ose A14) dhe duhet të paguajnë rreth 67 euro në një drejtim, që do të thotë se një udhëtim kthimi do t’i kushtojë pushuesve mbi 130 euro”, thuhej në raport.
Autostrada A1 ose Autostrada del Sole (Autostrada e Diellit) është më e gjata, 760 km dhe lidh disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Milanon, Bolonjën, Firencen, Romën dhe Napolin.
Autostrada A14 ose Autostrada Adriatica (Autostrada e Adriatikut) është rruga e dytë më e gjatë në Itali, me gjatësi rreth 750 km.
Sipas të dhënave të Google Maps, për të udhëtuar nga Milano në Bari derjtuesve të automjeteve u duhen nga 9 – 15 orë, në varësi të faktorëve të shumtë, duke përfshirë motin, trafikun dhe shpejtësinë.
Megjithatë, rruga me pagesë, nuk është e vetmja rrugë e shtrenjtë në Evropë.
Studimi i Northgate Vehicle Hire theksoi gjithashtu koston e udhëtimit në rrugën franceze, nga Parisi në Marsejë, e cila udhëton përgjatë autostradave A6/A7.
Raporti thoshte: “Rruga franceze nga Parisi në Marsejë (përgjatë A6 / A7) ishte rruga e dytë më e shtrenjtë, 66 euro për udhëtim dhe rruga nga Strasburgu në Montpellier, gjithashtu në Francë, doli e treta, rreth 64 euro”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














