Lajme
Fjala e Presidentes Amherd, për festën kombëtare të Zvicrës,1 Gushtin
"Në festën tonë kombëtare, sot, 1 gusht, nuk kemi parada apo akte shtetërore. Ne festojmë së bashku: në fermë, rreth zjarrit të kampit ose në një festë fshati"
Presidentja Federale, Viola Amherd, kreu i Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), ka mbajtur sot nga Kështjella Stockalper në Brig fjalimin drejtuar popullit, për 1 Gushtin, festën kombëtare të Zvicrës.
Në vazhdim, albinfo.ch jep fjalimin e plotë, të përkthyer në gjuhën shqipe.
Të dashura bashkëqytetare, të dashur bashkëqytetarë
Unë po qëndroj përballë kështjellës Stockalper në Brig-Glis. Ky vend ka një kuptim të veçantë për komunitetin tim dhe për mua personalisht.
Kam punuar këtu si kryetare bashkie për dymbëdhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe kuptova diçka shumë të rëndësishme. Ajo që vendosim në nivelin më të lartë, prek të gjithë: kantonet, komunat dhe jo më pak qytetarët individualë të vendit tonë. Kjo më karakterizon edhe sot e kësaj dite.
Kështjella Stockalper u ka mbijetuar shekujve falë themelit të saj të fortë. Por edhe falë popullatës, e cila ka treguar përkushtim të madh për ruajtjen e saj dhe është kujdesur për të.
Nuk është e vështirë për mua të bëj një krahasim me vendin tonë këtu: demokracia e drejtpërdrejtë që Zvicra futi 150 vjet më parë ka nevojë gjithashtu për vëmendjen tonë.
Ajo, jo vetëm që është themeli i vendit tonë, por është edhe një arritje e jashtëzakonshme. Demokracia e drejtpërdrejtë pra përfaqëson vlerat që kemi zhvilluar dhe sipas të cilave ne formësojmë vendin tonë.
Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për t’u takuar me njëri-tjetrin si të barabartë. Ky vullnet është i dukshëm edhe në gjërat e vogla. Në festën tonë kombëtare, sot, 1 gusht, nuk kemi parada apo akte shtetërore në Zvicër. Ne festojmë 1 gushtin së bashku: në fermë, rreth zjarrit të kampit ose në një festë fshati.
Të dashur bashkëqytetarë
Le të jetojnë bashkë kultura të ndryshme, le ta bëjmë këtë me respekt të ndërsjellë. Edhe pse flasim gjuhë të ndryshme, le të mos flasim pas shpine të njëri-tjetrit. Dhe sado që të kemi debate intensive, ndonjëherë të ashpra, ne i përfshijmë të gjithë, duke e ditur se kemi synime të përbashkëta. Sepse polarizimi nuk është zgjidhja e problemeve të kohës sonë.
Ndryshimet klimatike janë një nga këto probleme. E kemi ndjerë forcën e tyre në pjesë të ndryshme të vendit tonë këtë verë.
Më bëri përshtypje se si njerëzit në zonat e prekura dhe vullnetarët qëndruan së bashku dhe e ndihmuan njëri-tjetrin. Po aq e rëndësishme ishte ndihma e shpejtë dhe joburokratike e mbrojtjes civile, zjarrfikësve dhe ushtrisë.
Vitet e fundit me pandeminë, lufta në Ukrainë dhe, për fat të keq, shumë konflikte të tjera, nuk kanë qenë të lehta. Krizat na kanë kujtuar edhe një herë se sa e vlefshme është të jesh në gjendje të jetosh në siguri.
Të gjithë kemi përgjegjësi për të kuptuar situatën aktuale dhe për të gjetur një qëndrim të përbashkët si shoqëri dhe si vend.
Ne jemi pjesë e Evropës dhe pjesë e botës. Ajo që po ndodh rreth nesh jo vetëm që na shqetëson, ndonjëherë edhe na frikëson.
Por ne nuk duhet të ngrijmë në këtë frikë.
Ne mund dhe duhet të kemi një ndikim dhe të ndihmojmë në formësimin e botës sonë. Është përgjegjësia jonë të përfaqësojmë vlerat tona në botën e jashtme.
Të dashur bashkëqytetarë
Shpresoj që ne, si individë, si shoqëri, si vend, t’i trajtojmë sfidat tona me guxim dhe besim. Duke vepruar kështu, ne po forcojmë themelin mbi të cilin është ndërtuar Zvicra.
Ju uroj gëzuar 1 gushtin!
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale











