Bota
Punët më të kërkuara në Evropë
Shumica e punëve të kërkuara në të gjithë Bashkimin Evropian kanë të bëjnë me ndërtimin dhe degët inxhinierike, kujdesin shëndetësor dhe TIK
Sipas raportit të përvitshëm të punës, Eures, Evropa ka nevojë urgjente për profesionistë në 40 sektorë, që nga saldatorë, hidraulikë, drejtues kamionësh të rëndë, mjekët specialist, mekanike, profesionistë të infermierisë, kamerierë, metalurgë, montues makinerish, punëtorë në shtrimin e dyshemeve, punëtorë çatish, mekanikë të klimatizimit dhe ftohjes, punëtorë ndërtimi.
Shumica e punëve të kërkuara në të gjithë Bashkimin Evropian kanë të bëjnë me ndërtimin dhe degët inxhinierike, kujdesin shëndetësor dhe TIK.
Erion Muça, ekspert për punësimin shprehet: “Ky raport është reflektim i faktit që shumica e të rinjve shqiptarë në 5 vitet e fundit, po zgjedhin degë dhe programe që lidhen me kërkesat aktuale të tregut evropian duke shpërfillur nevojat e vendit për profesione, zanate dhe mundësi pune, gjë që pasqyrohet 100% në këtë raport.
Nëse vazhdojmë me këto ritme do të kemi braktisje të tregut vendas të punës. Shumë industri, biznese dhe sektorë do ulin rendimentin e të punuarit dhe do të kenë vështirësi për t’u zhvilluar më tej dhe praktikisht shumë degë dhe profesione do të mbeten pa specialist dhe ekspertë, gjë që do të na kushtëzojë edhe në shërbimet më jetike siç janë mjekësia, apo shërbime të tjera në komunitet dhe familje”, thotë ai, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Punët më të kërkuara
Saldatorë
Hidraulikë
Drejtues kamionësh të rëndë
Mjekët specialistë
Mekanike
Profesionistë të infermierisë
Kamerierë
Metalurgë, montues makinerish
Punëtorë në shtrimin e dyshemeve
Punëtorë çatish
Mekanikë të klimatizimit dhe ftohjes
Punëtorë ndërtimi
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












