Shkurt.ch
Mbesin pa punë 3000 punëtorë të “Credit Suisse”?
Drejtori i ri i bankës zvicerane “Credit Suisse”, Tidjane Thiam, do të mund të shkarkojë rreth 3.000 të punësuar në sektorin e investimeve, që paraqet 15 për qind të stafit aktual.
Tidjane Thiam, ardhja e të cilit në krye të bankës zvicerane ka bërë bujë në opinionin e këtushëm, mund të heqë 2.900 vende pune, kështu që numri i vendeve të punës do të reduktohet në 16.500, për të zvogëluar shpenzimet, njofoti Kian Abuhosein, analist amerikan i bankës amerikane “JP Morgan”, raporton AFP.
Banka e dytë më e madhe e Zvicrës “Credit Suisse” e ka tashmë shef të ri afrikanin, gjegjësisht shtetasin e Bregut të Fildishtë, Tidjane Thiam. Eksperti i shquar i sigurimeve, i ardhur nga Britania e Madhe, do ta zëvendësojë amerikanin Brady Dougan që mbante këtë post nga viti 2007. Thiam ka drejtuar me shumë sukses koncernin e madh britanik të sigurimeve “Prudential”, ndërsa nuk ka përvojë në punë të drejtpërdrejtë me banka.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













