Bota
Zgjedhjet në SHBA: Garë e ngushtë mes Harris dhe Trump
Sipas sondazheve të fundit, as demokratja Kamala Harris dhe as republikani Donald Trump, nuk kanë një avantazh të qartë
Shumica e amerikanëve po ndjejnë shumë emocione në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, por entuziazmi nuk është një prej tyre.
Një sondazh i ri nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike (AP-NPRC) arrin në përfundimin se rreth 7 ndër 10 amerikanë thonë se ndjejnë ankth ose nervozizëm lidhur me fushatën presidenciale të vitit 2024, dhe një numër i ngjashëm thonë se janë të interesuar për to.
Vetëm rreth një e treta thonë se ndjehen entuziastë, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Java e fundit e fushatës për garën presidenciale të vitit 2024 po shoqërohet në përgjithësi me një ndjesi të gjerë pasigurie. Gara është e ngushtë në nivel kombëtar dhe në shtetet kyçe, që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, sipas sondazheve të fundit, as demokratja Kamala Harris dhe as republikani Donald Trump, nuk kanë një avantazh të qartë.
Ndërkohë, kandidatët kanë ofruar argumente përmbyllëse që janë në kontrast të plotë me njëri-tjetrin. Demokratja Harris argumenton se zoti Trump është i përqendruar tek hakmarrja dhe interesat personale, ndërsa republikani Trump iu referua zonjës Harris në një tubim të dielën në mbrëmje si “një e paaftë që ka shkatërruar gjithçka”.
Disa grupe votuesish janë edhe më të shqetësuar se sa ishin katër vjet më parë, edhe pse ato zgjedhje u zhvilluan në mes të një pandemie vdekjeprurëse.
Në vitin 2020, një sondazh i AP-NORC arriti në përfundimin se rreth dy të tretat e amerikanëve ishin të shqetësuar për zgjedhjet. Por për ata që mbështesin njërën palë ose tjetrën, ankthi është pak më i lartë. Rreth 8 ndër 10 demokratë thonë se ndjejnë ankth në këtë cikël, një numër pak më i lartë se rreth tre të katërtat në zgjedhjet e fundit. Rreth dy të tretat e republikanëve janë të shqetësuar, një rritje e moderuar nga rreth 6 ndër 10 në vitin 2020.
Ndërsa tek të pavarurit kjo ndjesi nuk ka ndryshuar në mënyrë domethënëse dhe ata ndihen më pak të shqetësuar se demokratët, apo republikanët. Rreth gjysma thonë se ndjejnë ankth, një nivel i ngjashëm me vitin 2020.
Emocionet e tjera janë intensifikuar në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore, përfshirë nivelin e entuziazmit. Rreth një e treta e amerikanëve thonë se ndjehen entuziastë për fushatën e vitit 2024, nga rreth një e katërta në vitin 2016. Por shumica e amerikanëve thonë se nuk janë entuziastë për garën e këtij viti.
Megjithatë, një faktor ka mbetur konstant: niveli i zhgënjimit të amerikanëve me fushatën. Afërsisht 7 ndër 10 amerikanë e përshkruajnë gjendjen e tyre emocionale si të zhgënjyer, një nivel i ngjashëm me vitin 2020. Megjithatë për ata amerikanë, ka një dritë në fund të tunelit: pas disa ditësh, zgjedhjet do të përfundojnë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












