Kulturë

Deniola Kuraja
DirigjenteDëshirën për t`u bërë dirigjente, Deniola Kuraja e ka shfaqur relativisht vonë. Shqiptarja 32 vjeçe është duke mbaruar semestrin e tetë në Shkollën e lartë për muzikë, teatër dhe medie, në Hanover. Pas studimeve të mbaruara për piano në Shqipëri, ajo ka emigruar në Gjermani dhe ka bërë këtu shoqërimin me piano të këngëtareve të operës. Vetëm pastaj te ajo zhvillohet dëshira për të shprehur veten përmes dirigjimit. Krahas dirigjimit Deniola ka marrë për dy vite mësime të violinës dhe krahas gjithë kësaj ajo di t`i lexojë notat e partiturave për të gjitha instrumentet. Kjo gjë ka qene vendimtare për pranimin e saj në Shkollën e Lartë në Hanover.
Dirigjimi, për shqiptaren e re është në radhë të parë komunikim. “Unë e kam një ide, një interpretim personal të muzikës dhe dua që atë t`ua përcjell instrumentisteve”, thotë ajo. Ndonëse notat dhe konstrukti i një vepre muzikore janë të shkruara qartë, partiturat lejojnë një hapësirë të lirë, të cilën secili dirigjent e interpreton ndryshe, pasi që “ndjenjat janë të ndryshme te secili”.
Për Denjolën dirigjimi, krahas aspektit artistik ka edhe shumëçka të punëdores, shkuan “Hanowersche Allgemeinie”. Gjatë studimeve asaj i duhet të mësojë se si janë krijuar instrumentet e veçanta, në mënyrë që pastaj t`i qaset secilit instrumentist në mënyrë individuale. “Paramendo, sikur të duash të vendosësh harmoni në mes të vetëtimës dhe murmurimës. Gjatë dirigjimit unë duhet t`i bashkoj të gjithë instrumentistët e orkestrës”.
Në semestrat e parë ajo ka mësuar para së gjithash teknikat me shkopin e dirigjimit. Me gjestet e bëra me shkop ajo i thekson udhëzimet që ua jep instrumentistëve në mënyrë individuale. Për disa javë Deniola, pas katër vitesh studimi merr shkallën e masterit për muzikë. Në provimin e saj të diplomës ajo do të dirigjojë mjuziklin “Street Scene” të Kurt Weill, që normalisht e bën profesori saj, Martin Brauss. Por, në shfaqjen e 12 shkurtit, Deniola do të bartë gjithë përgjegjësinë për orkestrën.
“Do të kem sigurisht shumë emocione”, thotë ajo, dhe, pa emocione nuk bëhet kjo punë. Mirëpo, pas pak minutash ajo është aq e përqendruar sa që harron çdo gjë që e rrethon dhe mendon vetëm për muzikën. Pas përfundimit të masterit, Deniola do të detyrohet që të prezantohet në sa më shumë vende. Sepse, siç e thotë ajo “mua nuk më njeh akoma askush”. Por ajo shpreson të fitojë një vend pune si pianiste me punë plotësues dirigjimin, ku do të merrte përvojën për ndonjë vend tjetër pune në të ardhmen.
“Synim imi është që dikur, para së gjithash të mund të dirigjoj dhe të qëndroj e vetme në pult para orkestrës. Atëherë përfundon punëdorja dhe fillon artistikja”.
05.02.2013
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriDeniola Kuraja
- Vendi ku vepron:Hanover-Gjermani
- Profesioni:Dirigjente
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...