Shkurt.ch
Zvicra e përfshirë nga stuhia “Mike”
Stuhia e ashtuquajtur “Mike” ka përfishirë Zvicrën brenda natës me reshje dhe erëra deri në 120 km në orë. Në disa pika ajo arriti deri në 141 km në orë, si në Säntis (SG / CA), ka bërë të ditur MeteoGroup në një deklaratë.
Era ka fryrë më pak fuqishëm në Alpe dhe në pllaja, por ajo megjithatë ka arritur në 93 km në orë në Planfayon (FR), 85 në Cyrih dhe 75 në Kerzers (FR). Stuhia “Mike” duhet të qetësohet nga e marta, por ajo do të pasohet nga një stuhi e dytë, e ashtuquajtur “Nillas”, e cila do të jetë edhe më e fortë.
Depresioni nga perëndimi solli në prag të saj një sasi të madhe të reshjeve. Kështu kanë rënë deri 40 litra ujë për metër katror në Alpe dhe Valais. Ndërsa Oberland e Bernës ka qenë ndërkohë e mbuluar me 60 cm dëborë.
Moti do të mbetet i zymtë, i lagësht deri në Pashkë, thotë MeteoGroup. Koha do të ftohet nga e mërkura, me mundësi dëbore edhe në rrafsh.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














