Shkurt.ch
Ministrja Leuthard kërkon shtrenjtimin e biletave
Ajo ka kundërshtuar deklarimin e dhënë muajin e kaluar nga SBB/SFF për mosshtrenjtim të biletave gatë vitit 2015
Shfrytëzuesit e transportit publik hekurudhor janë gëzuar para kohe dhe kot, kur kanë dëgjuar lajmin e para disa ditëve nga ndërmarrja hekurudhore federale (SBB/CFF) se nuk do të ketë ngritje çmimesh të biletave. Benzina e liruar dhe kursi i ri i frangut ndaj euros ishin shkaktarë për një deklarim të tillë.
Shkak tjetër, i lidhur me këto është frika e SBB-së për të mos i humbur klientët. Për këtë arsye, shoqata e transportit publik (VöV) i ka bërë një kërkesë zyrtare departamentit federal të transportit të mos e jetësojë vendiminpër ngritjen e çmimit pe¨r shfrytëzimin e shinave. Kjo do të shkonte menjëherë në kurriz të shfrytëzuesve të hekurudhës.
Ministrja e Transportit, Komunikacionit dhe Energjisë, Doris Leuthard vazhdon të këmbëngulë në nevojën për ngritjen e çmimit në fjalë. “Argumentet e SBB-së nuk janë bindëse. Më shumë fitohet përshtypja se duan të ngjiten në një tren që tashmë është duke ecur”, ka thënë ajo për “NZZ am Sonntag”.
Leuthard insiston për ngritje çmimesh të biletave të trenit dhe të autobusit. Këtë e mbështet në qëndrimet mbizotërues në parlament dhe në popull sipas të cilit shfrytëzuesit e transportit publik duhet të kontribuojnë më shumë në financimin e tij.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













