Kosova
Kamberi: Shqiptarët në Luginë vazhdojnë të diskriminohen
Politikanët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar në ndërtimin e një pozicioni më të fuqishëm në tryezën e bisedimeve me Beogradin, thotë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kamberi, shprehet se Presidenti i Serbisë po tenton të minimizojë fajësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
“Aleksandar Vuçiq po tenton që ta ulë fajësinë e Serbisë që e ka pasur në luftë dhe disi në procese që ekzistojnë të jetë i barabartë me vendet tjera. Sa i përket Kosovës, mendoj që privatisht ata e dinë që Kosova kurrë më nuk do të jetë Serbi, asnjëherë çizmja serbe më nuk do ta shkelë Kosovën, siç e ka mbajtur prej 1913 e sidomos e këndej. Por po mundohet që përmes kësaj loje gjeopolitike të përfitojë diçka atje. Dhe për të dalë nga kjo situatë me një përfitim, siç e thonë shpesh ata ‘nuk mundet njëri të fitojë gjithçka, tjetri të humb gjithçka”, u shpreh Kamberi.
Kamberi thotë se Vuçiq, përmes sulmeve terroriste, ka tentuar ta ndajë veriun e Kosovës. Ai shprehet se shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë,- zonën që njihet si Lugina e Preshevës, vazhdojnë të përballen me diskriminim.
“Nuk mund të pajtohemi, ne si shqiptarë në Luginë të Preshevës, që gjithë bashkësia ndërkombëtare flet vetëm për të drejtat e një komuniteti, në këtë rast të komunitetit serb, i cili edhe ashtu me Kushtetutën e Kosovën dhe planin e Ahtisarit ka të drejta më shumë se çdo pakicë tjetër në territor të Evropës. Të ndërtohet një pako tjetër, një instrument tjetër që ata do i bëjë pakicë të privilegjuar, ndërkohë që neve këtu [Luginë të Preshevës] na mohohen të drejtat elementare. Paqja dhe stabiliteti, paqja afatgjate e qëndrueshme në Ballkan ndërtohet duke i trajtuar pakicat në mënyrë të barabartë”, deklaroi Kamberi.
Ai kërkoi më shumë bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Serbi.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e... -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira













