Lajme
Më shumë udhëtarë në aeroportet e Maqedonisë
Raportohet për një rritje të numrit të pasagjerëve në tremujorin e parë të këtij viti në dy aeroportet në Maqedoni, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në periudhën prej janarit deri në mars në aeroportin e Shkupit dhe në Ohër janë transportuar gjithsej 268.400 udhëtarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin transportuar gjithsej 207.963 udhëtarë. Bëhet fjalë për një rritje të numrit të udhëtarëve me 29,1 për qind, bëri të ditur Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, raportojnë mediat në Shkup, transmeton albinfo.ch.
Aeroporti i Shkupit në periudhën janar-mars 2015 ka regjistruar gjithsej 264.165 udhëtarë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur kishin frekuentuar 204.285 udhëtarë. Bëhet fjalë për një rritje prej 29,3 për qind.
Destinacionet më të frekuentuara në bazë të numrit të udhëtarëve për periudhën prej janarit deri në mars të këtij viti ishin Stambolli, Cyrihu, Bazeli, Vjena, Malmo, Londra dhe Munihu.
Nga qershori janë parlajmëruar linja direkte për pesë destinacionet e reja në qytete të Evropës: Barcelonë, Oslo, Nuremberg dhe Hamburg.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














