Politikë

Etrit Hasler

Politikan/Poet

Politikani zvicerano-shqiptar Etrit Hasler është bërë shqiptari me postin e deputetit në nivel kantioni në Zvicër (pas Zari Xhaferit dhe Ylfete Fanajt)

Etrit Hasler, 34 vjeçar, i biri i një mjeku shqiptar nga Kosova dhe i një gazetareje zvicerane është prej kohësh aktiv në politikën zvicerane. Disa vite ka qenë këshilltar në Parlamentin e qytetit të St. Gallenit. Fitimi i endit në Parlamentin e Kantonit është edhe një avancim në karrierën e tij politike.

Etrit Hasler përveç si politikan i ri e me perspektivë, në opinionin zviceran njihet si poet që kultivon gjininë “slam poetry” me të cilën bën pjesë në mesin e më të mirëve në Zvicër. Ai është po ashtu gazetar mjaft cilësor, autor i shkrimeve të angazhuara dhe të mprehta që i boton në gazeta të ndryshme zvicerane.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriEtrit Hasler
  • Prejardhja:St. Gallen-Zvicër
  • Vendi ku vepron:St. Gallen-Zvicër
  • Profesioni:Politikan/Poet

  WHO’S WHO të tjera