Botërori 2026

Humbja e rëndë në Botëror sjell shkarkimin e parë, largohet trajneri i një ekipi kombëtar

Vetëm pak orë pas disfatës së thellë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, raportohet se Tunizia ka marrë vendim për të shkarkuar përzgjedhësin Sabri Lamouchi.

Sipas gazetarit Romain Molina, Federata Tuniziane e Futbollit ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin francez pas paraqitjes zhgënjyese në Monterrey. Megjithatë, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga federata.

Ironikisht, vetëm pak orë më herët Lamouchi kishte folur për mediat si trajner i Tunizisë, duke analizuar humbjen dhe duke kërkuar përmirësime për ndeshjet e ardhshme.

Tunizia u dominua plotësisht nga Suedia, me gabime të shumta në mbrojtje që i hapën rrugë një fitoreje bindëse. Alexander Isak, Viktor Gyökeres dhe Yasin Ayari ishin ndër më të dalluarit për suedezët në këtë përballje.

Ndërkohë, mediat lokale kishin raportuar se e ardhmja e Lamouchit ishte në dyshim menjëherë pas ndeshjes, madje duke u zhvilluar edhe takime urgjente brenda federatës për të vendosur për fatin e tij.