Lajme
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës
"Sot kemi fituar një betejë të rëndësishme politike. Narrativat dhe nxitja e frikës u përballën me realitetin dhe unitetin e shoqërisë sonë"
Refuzimi nga populli i iniciativës së SVP-së “Kundër Zvicrës 10 milionëshe”, ka ngjallur optimizëm te pjes më e madhe e shoqërisë zvicerane. Me këtë përgjigje që votuesit i dhanë një nisme kufizuese dhe ksenofobike janë të kënaqur sigurisht, në radhë të parë kundërshtarët e saj më aktivë, politikanët e Partisë Socialdemokrate aktivistët sindikalistë etj.
Njëri ndër ta, Florim Kadriu, sindikalist dhe aktivist socialdemokrat është prononcuar me këtë rst për albinfo.ch. “Sot kemi fituar një betejë të rëndësishme politike. Narrativat dhe nxitja e frikës u përballën me realitetin dhe unitetin e shoqërisë sonë, ndërsa politika e përçarjes dhe e frikësimit e SVP-së mori një përgjigje të qartë nga popullata”. Që Zvicra të mund të vazhdojë të ecë përpara në aspektin ekonomik, shoqëror dhe me vizion për të ardhmen, nevojiten mbrojtja e pagave, marrëveshjet bilaterale me BE-në dhe një sistem funksional i rregullave ndërkombëtare”.
Ai më tutje falënderon ata që bënë të mundur këtë rezultat, përfshirë këtu edhe disporën shqiptare. “Dua t’i falënderoj të gjitha forcat që kontribuan, veçanërisht aktivistet dhe aktivistët e Unia-s, diasporën tonë shqiptare dhe diasporat e tjera migrante, si dhe koleget dhe kolegët e mi politikanë shqiptaro-zviceran për bashkëpunimin mbipartiak.
Megjithatë, duhet gjithashtu t’i marrim seriozisht shqetësimet e popullatës dhe, në një botë komplekse dhe të ndërlidhur, të angazhohemi për zgjidhje të mira dhe pragmatike. Qiratë e larta dhe mbingarkesa e sistemit janë probleme që duhet të trajtohen. Migrantet dhe migrantët, megjithatë, japin një kontribut shumë të vlefshëm në shoqërinë tonë. Prandaj, vendimi i sotëm ishte vendimi i duhur”, përfundon Florim Kadriu.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Çfarë tregon refuzimi i zviceranëve për nismën “dhjetë milionëshe” Në radhë të parë është "rezultat i një aleance midis qendrës politike dhe të majtës si... -
Ndalohet pirja e duhanit në parqe -
Lucern: Fitohet terren për më shumë strehim jofitimprurës -
St.Gallen: “Po” Ligjit për Kujdesin ndaj Fëmijëve -
Në Bazel taksat së shpejti do të zbriten direkt nga pagat











