Kosova

Numërohen gati 40% e votave me postë, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë po vazhdon numërimi i votave me postë.

Deri më tani në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë procesuar 38.46% e votave, transmeton albinfo.ch.

Lëvizja Vetëvendosje është e para me 68.52%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.54% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 7.37%, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.48% të votave.