Kosova
Kosovë: Bie numri i nxënësve dhe studentëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për vitin shkollor dhe akademik 2025/2026, të cilat tregojnë një rënie të përgjithshme të numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar dhe të studentëve në arsimin e lartë, ndërsa rritje është shënuar vetëm në edukimin parashkollor.
Sipas këtij raporti, numri i fëmijëve të regjistruar në çerdhe dhe institucione parashkollore ka shënuar rritje, duke arritur në 35,948 fëmijë, që është 1,910 më shumë se në vitin paraprak. Nga këta, 67.9 për qind ndjekin institucionet publike, ndërsa 32.1 për qind janë të regjistruar në sektorin privat, transmeton albinfo.ch.
Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, është raportuar rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve.
Në vitin shkollor 2025/2026 janë regjistruar 198,639 nxënës, krahasuar me 208,515 një vit më parë. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 97.8 për qind, vijojnë mësimin në shkollat publike.
Rënie është vërejtur edhe në arsimin e mesëm të lartë, ku këtë vit janë regjistruar 62,085 nxënës, nga 63,551 sa ishin në vitin paraprak. Megjithatë, të dhënat tregojnë një rritje të lehtë të përqindjes së nxënësve në sektorin privat.
Poashtu edhe arsimi i lartë ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të studentëve, pasi sipas raportit, në vitin akademik 2025/2026 janë regjistruar 64,671 studentë, krahasuar me 64,817 një vit më parë.
Nga numri total i studentëve, 52.9 për qind studiojnë në universitetet publike, ndërsa 47.1 për qind ndjekin institucionet private.
Të dhënat tregojnë se universitetet publike kanë pësuar rënie të lehtë, ndërsa sektori privat ka shënuar rritje.
Sipas ASK-së, trendi i rënies së përgjithshme në arsimin parauniversitar dhe të lartë lidhet me ndryshimet demografike në vend.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin
Jeta në Zvicër
-
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit Ndeshjen do ta fillojnë kët lojtarë: Kobel; Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Xhaka, Freuler; Ndoye, Embolo,... -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 -
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025 -
Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën












