Kosova

QNR: Refuzohen mbi 2200 pako me vota me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të para nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës, i mundësuar në 23 kutitë postare të KQZ-së.

Pas procesit të vlerësimit, zarfet me fletëvotime janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Deri në përfundim të ditës së djeshme në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 59,973, ndërkaq janë refuzuar 2,244.

Arsyeja më e shpeshtë përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,066 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ, transmeton albinfo.ch.