Kosova

Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet

Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë ndryshime në ndarjen e ulëseve në Kuvend.

Sipas përditësimit të orës 23:36 më 16.06.2026, votat e diasporës kanë ndikuar në forcimin e pozitës së Lëvizja Vetëvendosje!, e cila tashmë siguron 53 ulëse në Kuvend, duke konsoliduar rezultatin e saj si subjekti i parë politik në vend me 373,726 vota (46.96%), transmeton albinfo.ch.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) regjistron një rënie të lehtë në përfaqësim, duke mbetur me 18 ulëse dhe 133,530 vota (16.78%), çka nënkupton humbjen e një deputeti në krahasim me projeksionet e mëhershme.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22 ulëse dhe 155,321 vota (19.52%), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) siguron 7 ulëse me 53,664 vota (6.74%).

Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, por trendi aktual tregon se votat e diasporës kanë qenë vendimtare në konsolidimin e mandatit të 53-të për VV-në, duke ndryshuar balancën e fundit të mandateve në Kuvend.