Kosova
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Kush po dominon në votat e diasporës? Publikohen emrat më të votuar
Numërimi i votave me postë ka kaluar 64 për qind, ndërsa kryesuesit e listave dominojnë mbështetjen e mërgatës, transmeton albinfo.ch.
Procesi i numërimit të votave të diasporës po shkon drejt përfundimit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që deri tani ka numëruar 143 nga 223 kuti të votimit me postë, apo 64.13 për qind të totalit.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në votat e mërgatës, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sa u përket kandidatëve për deputetë, mbështetjen më të madhe nga diaspora po e marrin figurat kryesore të partive politike, të cilët kanë qenë bartës të listave zgjedhore.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, më të votuarit janë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kryesojnë Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa në Partinë Demokratike të Kosovës më së shumti vota kanë marrë Bedri Hamza dhe Përparim Gruda.
Edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, votuesit e diasporës kanë favorizuar liderët e partisë, me Ramush Haradinajn dhe Ardian Gjinin që kryesojnë listën e më të votuarve.
Në anën tjetër, kandidatët që deri më tani kanë marrë më së paku mbështetje nga votuesit e mërgatës janë Jeton Mehmeti dhe Skender Thaqi nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Prestreshi dhe Kimete Kuka Hasallari nga LDK-ja, Shaqir Hetemi dhe Fehmi Bekteshi nga PDK-ja, si dhe Argjenta Berbatovci dhe Abdylnaser Sefa nga Aleanca.
Me mbi një të tretën e votave me postë ende pa u numëruar, renditja e kandidatëve mund të pësojë ndryshime, megjithatë trendet aktuale tregojnë një mbështetje të fuqishme të diasporës për emrat kryesorë të partive politike./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga 11 shqiptarë në pranga, dyshohen për përfitime mbi 1 milion euro nga vjedhja e automjeteve... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Gjermani - Kosovë
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Diaspora
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran miraton 58 milionë franga shtesë për programet kërkimore të BE-së 58.3 milionë franga për të forcuar pjesëmarrjen e Zvicrës në kërkimin evropian... -
Debat në Zvicër për burkinin, disa komuna sfidojnë ligjin e ri -
Vala e të nxehtit godet Zvicrën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë -
Pas humbjes në referendum, e djathta zvicerane përgatit iniciativa të reja politike -
Senati zviceran miraton rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë












