Kosova
Senati zviceran miraton rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë
Swisscoy mund të angazhojë deri në 300 ushtarë, ndërsa misioni në Kosovë është zgjatur deri në vitin 2029
Pas Dhomës së Përfaqësuesve, edhe Senati i Zvicrës zyrtarisht ka miratuar rritjen e numrit të ushtarëve zviceranë që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Me vendimin e ri, Qeveria zvicerane përmes senatit do të ketë mundësinë të angazhojë deri në 300 pjesëtarë ushtarakë në kontingjentin Swisscoy, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj në këtë mision ndërkombëtar.
Ndërkohë që Parlamenti zviceran ka vendosur gjithashtu që, në rast nevoje, Këshilli Federal të mund të dërgojë edhe një kontingjent shtesë prej deri në 85 ushtarësh në Kosovë për një periudhë të pacaktuar.
Deri më tani, numri maksimal i personelit ushtarak zviceran në kuadër të Swisscoy ishte 215. Fillimisht ishte propozuar shtimi i 30 ushtarëve, por ligjvënësit mbështetën variantin që lejon një fleksibilitet më të madh për reagim ndaj zhvillimeve të sigurisë në rajon.
Javën e kaluar, autoritetet zvicerane miratuan gjithashtu vazhdimin e misionit Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029, duke riafirmuar angazhimin e Zvicrës për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Vendimi vjen në një periudhë kur NATO ka paralajmëruar mundësinë e rishikimit dhe zvogëlimit gradual të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, çka ka shtyrë disa shtete partnere të shqyrtojnë forcimin e kontributit të tyre në misionin paqeruajtës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Gjermani - Kosovë
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Diaspora
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë
Jeta në Zvicër
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie -
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese













