Shqipëria
Shqipëria inauguron ambasadën e saj në Kiev
Shqipëria ka inauguruar më 18 janar objektin e ambasadës së saj në Kiev të Ukrainës. Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, tha se ky objekt nuk do të jetë vetëm një urë bashkëpunimi mes shteteve, por edhe dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët drejt një të ardhmeje në paqe dhe një Evrope “të bashkuar, të fortë dhe të begatë”.
Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale disa javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.
I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe kryediplomati ukrainas, Andrii Sybiha.
Gjatë vizitës së tij të parë në Kiev, Hasani u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në takim ata nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi, që ka në fokus bashkëpunimin për integrimin evropian. Zyrtarët shtetërorë po ashtu këmbyen dokumentet e ratifikimit të Marrëveshjes të Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Këta hapa paraqesin përparim të madh në forcimin e raporteve mes dy shteteve tona dhe riafirmojnë përkushtimin tonë për një partneritet afatgjatë. Shqipëria qëndron me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”, tha kryediplomati Hasani.
Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, ka dënuar agresionin rus dhe ka vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu, Tirana ka ofruar ndihmë tjetër, përfshirë edhe strehimin e shtetasve ukrainas.
Të dyja shtetet, po ashtu, janë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria veçse ka hapur kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim./REL
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










