Shqipëria
Rama tregon se si një show holandez ndikoi në ndryshimin e perceptimit të holandezëve për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje rëndësinë që kanë produksionet e huaja në nxitjen e turizmit në Shqipëri dhe ndryshimin e perceptimit për Shqipërinë.
Gjatë çeljes së “Tirana Training Center”, një program që nxit zhvillimin e industrisë kreative në Shqipëri, Rama u shpreh shumë optimist se të gjithë ata që do të vijnë falë edhe këtij programi në Shqipëri do të mbeten me sytë mbrapa.
Kryeministri kujtoi ndikimin që solli reality show i famshëm holandez “Kush është i infiltruari”, në promovimin e destinacioneve turistike shqiptare ndaj publikut holandez.
Sipas tij, “ky show televiziv ishte një nga faktorët kryesorë të ndryshimit të perceptimit të holandezëve për Shqipërinë”.
“Ai perceptim u bë sebep i një raporti shumë të vështirë me Holandën në një periudhë disa vjeçare, kur pengoheshin të çeleshin negociatat pikërisht nga Holanda. Faktikisht të gjitha përpjekjet tona për të kontaktuar me produksionin e këtij show dështonin se përballeshin me atë mur paragjykimi për Shqipërinë. Ne e kishim bërë disa herë përpjekjen t’i drejtoheshim atij produksioni për të ardhur dhe bërë një edicion në Shqipëri dhe nuk kishim marrë asnjë përgjigje”, tha Rama.
Ndërkohë në kohën e pandemisë, kryeministri kujtoi se produksioni u afrua vetë, pasi kishin menduar të bënin edicionin e radhës në Ballkan për shkak të shifrave më të ulëta të infektimeve.
“Për të mos ndërprerë show-n ata menduan se ndoshta Shqipëria ishte vendi ku mund të provohej të bëhej show. Plani i tyre ishte të shkoni edhe në dy vende të tjera, por nuk lëvizën më nga Shqipëria. Ju mjaftoi një qëndrim për të thënë këtu është vendi, këtu do ta bëjmë”, tha Rama.
Sipas tij, ky shoë televiziv u bë ambasadori i Shqipërisë në Holandë.
“Pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ata njerëz sot e gjithë ditën flasin me superlativa për Shqipërinë. Audienca e jashtëzakonshme e atij shoë u kthye edhe në një pjesë të turistëve holandezë gjithmonë e më të shumtë në numër. Ky ishte një nga faktorët. Ky është efekti imediat dhe ndonjëherë bombastik që kanë këto produksione për vendet që i zhvillojnë, ndaj është një garë mes vendesh për t’i realizuar sepse të gjithë e kanë kuptuar se përmes tyre promovojnë imazhin e vendit në funksion të tërheqjes së vizitorëve për turizëm”, shtoi Rama.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri












