Lajme
Ka rrahur babanë në prani të fëmijës: Kosovari dënohet me burg dhe dëbim
Në shtator të vitit 2020, ai kishte rrahur rëndë një baba përpara një dyqani lodrash në Flawi, në prani të djalit të tij dhjetë vjeçar
Ai tani ka rigjetur besimin, së shpejti do të fillojë një punë dhe dëshiron të luftojë për titullin kombëtar (zviceran) në kikboks. Kështu është paraqitur një i pandehur para gjykatës së Qarkut, në Wil, SG, transmeton albinfo.ch. Por gjykatësi i ka gjykuar veprimet e tij si shumë të rënda – dhe e ka dënuar atë me 42 muaj burg dhe tetë vjet dëbim nga vendi.
Në shtator të vitit 2020, ai kishte rrahur rëndë një baba përpara një dyqani lodrash në Flawi, në prani të djalit të tij dhjetë vjeçar. Sipas prokurorisë, kjo nuk ka përfunduar me kaq pas debatit verbal dhe goditjes me kokë të të pandehurit në kokën e viktimës. Përkundrazi, 27-vjeçari e ka goditur me grushta në fytyrë dhe me shkelma në brinj, edhe kur viktima tashmë kishte humbur vetëdijen. Ai ka hequr dorë nga viktima vetëm pas ndërhyrjes së palës së tretë.
Në aktakuzë nuk thuhet se përse ka sulmuar. Mirëpo, avokati i tij thotë se viktima i ishte afruar një herë seksualisht të akuzuarit dhe se ky i fundit i kishte kërkuar që t`i kërkonte falje, por tashmë viktima nuk kishte pranuar, shkruan tagblatt.ch. Pikërisht atëherë qe përshkallëzuar konflikti.
Pak më vonë, i akuzuari ka kryer zhvatje, duke përfshirë shkeljen dhe dëmtimin e pronës në Flawil. Në atë kohë, ai u përpoq të merrte 15,000 franga nga kolegu i tij, sepse thoshte se i kishte borxh 450 franga për një shitje prej 50 gramësh marijuanë rreth tre vjet më parë. Ai e ka kërcënuar me dhunë dhe familjen e tij me vdekje, është paraqitur në banesën e tij dhe e ka goditur me shkelma në derë.
Ai u akuzua gjithashtu për një përleshje në janar 2022 në St.Gallen dhe për shkelje të Aktit të Trafikut Rrugor, duke përfshirë lëndimin trupor nga pakujdesia.
Sot ai, sipas tij, “është një person tjetër, pasi ka gjetur besimin dhe tashmë ka bërë një pelegrinazh në Mekë”. Ai shpejt filloi një punë në sektorin financiar dhe e kanalizoi agresivitetin e tij dikur të hapur përmes kikboksit. Aty ka rregulla të qarta që ai u përmbahet. Ai tha se tashmë e ka përfaqësuar Zvicrën jashtë vendit dhe së shpejti do të luftojë për titullin e Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ai mund ta bëjë këtë sepse në kikboks varet nga vendi ku jeton dikush – dhe jo nga pasaporta e tij.
Fakti që ai nuk ka pasaportë zvicerane tashmë është bërë një disavantazh për të. Gjykata e ka dënuar kosovarin jo vetëm me 42 muaj burg (minus 23 ditë paraburgim) për tentativë plagosje të rëndë, tentativë shantazhi, dëmtim të pronës, shkelje të kufirit, grindje, shkelje të thjeshta të rregullave të qarkullimit rrugor, lëndim trupor nga pakujdesia, shkelje e detyrës në rast të një aksidenti dhe mosbindjeje në procedurën e mbledhjes së borxhit, por edhe me tetë vjet dëbim nga vendi. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej dhjetë tarifash ditore nga 30 franga secila, një zhdëmtim prej 500 frangash dhe shpenzime procedurale prej 34,261 frangash.
Gjykata e pa si të pafavorshme deklaratën e tij se ai po “kanalizonte kundërshtonte agresivitetin e tij me arte marciale, transmeton albinfo.ch. “Nga përvoja jonë dhe në bazë të historisë që keni paraqitur, ekziston një probabilitet shumë i madh që diçka e tillë të ndodhë përsëri”, tha gjyqtari. Edhe pse tek i gjykuari kishte një “rast vështirësie”, gjyqtari vendosi se interesi publik që ai të dëbohej nga vendi ishte më i madh.
Është negociuar edhe urdhri për paraburgim. I akuzuari kishte qenë jashtë vendit (Arabia Saudite, Dubai, Tajlandë) për një kohë të gjatë, kështu që gjykimi u vonua. I akuzuari është mbrojtur duke thënë se kjo do t’i hiqte atij mundësinë për të shlyer borxhet e tij dhe për t’u integruar në Zvicër. Gjykata vendosi kundër paraburgimit, por urdhëroi që ai të dorëzonte pasaportën dhe të paraqitej në polici çdo javë derisa të fillonte ndalimi.
Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












