Lajme
Rritje e gjuhëve të huaja në Zvicër: Shqipja, pas anglishtes
Shqipen, (ashtu sikurse edhe portugalishten) e kanë deklaruar 3.4 për qind e popullsisë me banim të përhershëm, si gjuhën e tyre kryesore
Përqindja e banorëve të Zvicrës që flasin një gjuhë jozvicerane si gjuhë të tyre kryesore është rritur ndjeshëm në Zvicër vitet e fundit. Kështu bën të ditur Zyra Federale e Statistikave (BFS) në një publikim të saj të sotëm.
Gjuha më e folur në vitin 2023 ka vazhduar të ishte gjermanishtja, me një përqindje prej 61 për qind, konstaton BFS, transmeton albinfo.ch. Kjo pasohet nga grupi “Gjuhët e tjera” me një peshë prej 24 për qind. Gjuha e dytë zvicerane, frëngjishtja, u rendit në vendin e tretë me një masë prej 23 për qind të folësve.
Më pas vijojnë gjuhët tjera zvicerane si italishtja me pjesëmarrje prej tetë për qind dhe retromanishtja me një peshë prej 0,5 për qind.
Gjuhët kryesore në Zvicër 2023, në përqindje sipas anketës së popullsisë rezidente të përhershme në familjet private
Gjermanishtja ose gjermanishtja zvicerane: 61.4%
Frengjishtj (ose Patois Romand): 22.6%
Italishtja ose Ticino / Graubünden dialekt italian: 7.7%
Romansh: 0.5%
Anglishtja: 6.4%
Shqipja: 3.4%
Portugaishtja: 3.4%
Spanjishtja: 2.5%
Serbishtja, kroatishtja: 2.2%
Gjuhë të tjera: 9.2%
Ndër gjuhët jokombëtare – d.m.th. jo gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe romanishtja – dallohet anglishtja: në vitin 2023, gjashtë për qind e popullsisë rezidente të përhershme ka deklaruar anglishten si gjuhën e tyre kryesore, shkruan srf.ch. Deri në vitin 2010, ishte regjistruar një masë prej katër për qind.
3.4 për qind e popullsisë me banim të përhershëm deklaruan portugalishten dhe shqipen si gjuhën e tyre kryesore, transmeton albinfo.ch. Dy për qind kanë deklaruar spanjisht dhe po ashtu 2% serbishten/kroatishten. Të anketuarit kanë pasur të drejtë të tregonin edhe më shumë se një gjuhë kryesore.
Gjithsej 17 për qind e njerëzve në Zvicër flasin dy ose më shumë gjuhë kryesore dhe 39 për qind e flasin këtë në vendin e punës. Rreth 44 për qind e fëmijëve në Zvicër bien në kontakt me disa gjuhë.
Anglishtja si gjuhë pune
Sipas BFS, anglishtja është në radhë të parë e rëndësishme në botën e punës: 23 përqind e popullsisë që punon zakonisht flet anglisht në punë. Kështu ka qenë në vitin 2023, të cilit i referohet statistika më e re.
Sipas Zyrës Federale, anglishtja përfaqësohet pothuajse po aq fort sa frëngjishtja me një përqindje prej 28 përqind – dhe dukshëm më shumë se italishtja me një numër prej tetë për qind.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












