Lajme
Zvicra me çmimet më të larta për fitnes në Evropë
Kosova renditet në vendin e 141-të, me një abonim mujor prej 23.4 dollarësh
Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave (fitneseve) në disa qytete kryesore të Evropës.
Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet në vendin e 43-të mes 144 qyteteve në total, me një çmim mesatar prej 47.6 dollarësh për një abonim mujor.
Të dhënat tregojnë se Zvicra është shteti me çmimet më të larta për fitness-in, pasi katër vendet e para në renditje i zënë qytetet nga ky shtet, me në krye Cyrihun, ku një abonim mujor në palestër kushton 82.19 dollarë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Por, sa përqind e pagës shkon për abonimin mujor në palestër? Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, paga neto mesatare për një shqiptar ishte 62,773 lekë, ndërsa çmimi mesatar mujor i një abonimi në palestër shkon në 4,350 lekë. Kjo do të thotë se 7% e pagës së një shqiptari shkon vetëm për abonimin mujor në palestër, pa përfshirë shpenzime të tjera si veshjet apo aksesorët e nevojshëm për palestër.
Sa i përket Shqipërisë, rezulton se është shteti me çmimin më të lartë për palestrat në rajon. Kosova renditet në vendin e 141-të, me një abonim mujor prej 23.4 dollarësh.
Ndërkohë, Serbia ka përfaqësimin e tre qyteteve në listë dhe sërish ofron çmime më të ulëta se Shqipëria. Në Beograd, shuma mujore për një palestër kap vlerën e 36.79 dollarëve, duke u renditur në vendin e 103-të.
Nga ana tjetër, Mali i Zi renditet në vendin e 60-të, ku abonimi mujor kushton 42.85 dollarë. Ndërsa Sarajeva e Bosnje Hercegovinës ndodhet në vendin e 114-të, ku një muaj palestër paguhet 33.6 dollarë.
Ajo që bie në sy nga këto statistika është se çmimi i palestrës në Shqipëri është shumë më i lartë se në disa qytete të mëdha dhe të zhvilluara si: Parisi (36.8 dollarë), Madridi (44.8 dollarë), Manchesteri (41.6 dollarë), Brukseli (37.7 dollarë) dhe Hamburgu (47.2 dollarë).
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











