Lajme
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër
Aktualisht, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet të votojnë në mënyrë të pavarur - pa udhëzime nga palët e treta - dhe të deklarojnë publikisht interesat e tyre të lidhura
Zvicër: Fushatë për kufizimin e konflikteve të interesit në politikë
Për shumë politikanë në Zvicër, shërbimi si anëtar parlamenti apo këshilltar shtetëror është një angazhim me kohë të pjesshme. Kjo i ndihmon ata të qëndrojnë të lidhur me jetën e përditshme, por njëkohësisht ngre shqetësime për konflikte të mundshme interesi. Shpesh, përfaqësues që janë të punësuar në industri të caktuara marrin pjesë në debate parlamentare si “ekspertë”, ndonëse mund të kenë edhe përfitime të drejtpërdrejta nga temat që diskutohen.
Këtë javë, në kantonin e Lucernit është nisur një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve, si hap i parë drejt një votimi popullor (referendumi), raporton RTS. Për të çuar përpara një iniciativë popullore në nivel federal, kërkohen 100,000 nënshkrime brenda 18 muajve – pra, afati i fundit është 25 shtator 2026, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, ligji kërkon që zyrtarët e zgjedhur të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të deklarojnë interesat e tyre të njohura publikisht. Komisionet e ekspertëve për çështje të ndryshme përfshijnë shpesh persona që kanë lidhje direkte me temat në fjalë – pa asnjë ndalim ligjor për pjesëmarrjen e tyre.
Nismëtarët e kësaj iniciative kërkojnë rregulla më të rrepta. Ata propozojnë ndalimin e zyrtarëve të zgjedhur nga pjesëmarrja në debatet që lidhen me fusha ku kanë interesa personale. Për shembull, një deputet që është fermer nuk do të lejohej të marrë pjesë në diskutimet për subvencionet bujqësore.
Përveç kësaj, ata propozojnë krijimin e një regjistri publik të interesave, i cili do të përfshinte edhe të gjitha pagesat që zyrtarët marrin nga palë të treta.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip Të gjitha macet duhet të mikroçipohen. Veterinerët paralajmërojnë se popullata e maceve endacake në vend po... -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë










