Shqipëria
Zgjedhjet në Shqipëri: Fletëvotimet e diasporës do të transportohen në 85 vende të botës
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 maj, teksa vota e emigrantëve shqiptarë do të shpërndahet në 85 shtete të botës ku ata jetojnë dhe punojnë, sipas grafikut të paracaktuar edhe nga KQZ për të gjithë aplikantët (kërkuesit) e aprovuar.
Një kompani private ndërkombëtare është ngarkuar për transportimin e votave, dhe ky shërbim ka një kosto që ka arritur deri në 40 euro për çdo votë. Qeveria në Shqipëri ka aprovuar një fond prej 10 milionë eurosh për të mbuluar shpenzimet e transportit të 245,808 zarfeve, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, votat nuk do të dërgohen thjesht në kutinë postare të votuesve. Postieri do të tentojë të dorëzojë votën personalisht, duke kërkuar një mjet identifikimi nga votuesi, teksa do të përdoret një procedurë që mund të përfshijë deri në 3 përpjekje për të arritur votuesit në adresat që ata kanë deklaruar.
Ky proces ka filluar dhe do të shqyrtohet më tej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për miratim përfundimtar.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë












