Muzikë
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
Më 11 maj 2025, qyteti i Bazelit do të bëhet skenë e një momenti historik në kuadër të Eurovision Song Contest (ESC), duke shtruar qilimin më të gjatë “turkuaz” që është parë ndonjëherë në këtë ngjarje muzikore.
Sipas organizatorëve zviceranë, qilimi do të shtrihet nga ndërtesa e Bashkisë së qytetit, duke kaluar mbi lumin Rhein e deri te Qendra e Ekspozitave. Delegacionet e vendeve pjesëmarrëse do të përshkojnë këtë rrugë të veçantë me tramvaje të vjetra, të rrethuara nga tifozë dhe publik entuziast. Kjo është pjesë e një koncepti spektakolar që synon të lërë gjurmë në historinë e Eurovisionit, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja u prezantua nga moderatorët televizivë Sven Epiney dhe Mélanie Freymond, të cilët do të jenë gjithashtu nikoqirë të shfaqjes paraprake dhe transmetimeve publike në “Arena Plus”.
Producentët ekzekutivë, Reto Peritz dhe Moritz Stalder, theksuan se të gjitha biletat për eventet janë shitur. Rreth 56% e tyre janë blerë nga qytetarë zviceranë, ndërsa pjesa tjetër nga Gjermania (15%) dhe Mbretëria e Bashkuar (8%).
Eurovisioni 2025 në Bazel premton të jetë jo vetëm një festival muzikor, por edhe një përvojë unike kulturore dhe vizuale për publikun vendas dhe ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit











