Lajme
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë
Nga Londra në Tiranë: Shtyhet fluturimi me 90 minuta vonesë
Mësohet se vonesa u shkaktua nga pamjet e kamerave të sigurisë që dyshohet se tregonin një pasagjer duke marrë telefonin në aeroport. Megjithatë, pas një vonese prej 90 minutash, ekuipazhi i kabinës njoftoi se nuk kishte sende të vjedhura në aeroplan, përcjell albinfo.ch.
Një fluturim i Wizz Air u pezullua për gati një orë e gjysmë pasi stafi akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të një roje sigurie. Incidenti ndodhi gjatë fluturimit nga Londra për në Tiranë, Shqipëri, të enjten, me kompaninë Wizz Air. Siç raportohet policia ka hypur në aeroplan dhe pasagjerët janë mbajtur në pistë për gati 90 minuta.
Vonesa u shkaktua nga pamjet e kamerave të sigurisë që dyshohet se tregonin një pasagjer duke marrë telefonin në aeroport. Megjithatë, pas një vonese prej 88 minutash, ekuipazhi i kabinës njoftoi se nuk kishte sende të vjedhura në aeroplan. Përpara nisjes së planifikuar, një anëtar i ekuipazhit njoftoi: “E dimë që telefoni është në bord, tani duhet të nisemi pas dy minutash nuk mundemi për shkak të kësaj, ky është një problem sigurie.“
Një pasagjer 28-vjeçar, i cili dëshiroi të mbetej anonim, ka shprehur shqetësim në lidhje me sigurinë e aeroportit, duke deklaruar: “Do të mendonit se aeroportet do të ishin më të sigurta dhe kjo do të zgjidhej shumë më shpejt. Nuk je i sigurt as në aeroportin e Lutonit, diku që mendon se është një vend i sigurt.”
Pothuajse një orë pasi kishte filluar drama, një anëtar i frustruar i ekuipazhit i informoi pasagjerët se stafi po shqyrtonte pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin.
Ai tha: “Ne ende duam t’i japim mundësinë këtij personi të mundshëm që bëri gabimin ta sjellë atë përpara se ta gjejë në video. Edhe një herë, ju lutem ejani vullnetarisht në ballë ose te kolegët e mi në prapavijë.”
Sipas mediave të huaja, pavarsishte vonesës telefoni mbeti i pagjetur. Më vonë, më shumë se një orë pas orarit të parashikuar të nisjes, asistentet e fluturimit shpjeguan: “Nuk ka asnjë send në këtë aeroplan, tani jemi të kënaqur me pozicionin tonë të sigurisë për të shkuar. Vlerësoj mirëkuptimin tuaj për këtë situatë. Edhe për ne është një situatë mjaft e re, po bëjmë çmos dhe do të jemi shumë shpejt në rrugën tonë për në Tiranë.”
Gjithashtu Wizz Air dhe Policia e Bedfordshire janë kontaktuar për një deklaratë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











