Lajme
Pastrojnë bregdetin më 22 maj
Bëhet fjalë për aksionin “Ta pastrojmë bregdetin më 22 maj”, një fushatë kjo që ishte zhvilluar edhe vitin e kaluar, ndërsa këtë vit ka nisur më 11 maj në të gjitha qytetet dhe komunat bregdetare të Shqipërisë.
Aksioni ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin qytetar dhe institucional për rëndësinë që ka mjedisi në shëndet, por dhe në zhvillimin e një turizmi dhe ekonomie të qëndrueshme.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, drejtuesi i lëvizjes “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, Ervin Shehaj, shpjegoi rëndësinë e pastërtisë së mjedisit dhe radhiti sukseset e lëvizjes së tij vullnetare, e cila është më e madhja në Shqipëri për nga angazhimi dhe rezultati.
Shehaj theksoi se qëllimi i lëvizjes është një Shqipëri e pastër për fëmijët tanë, një mjedis i pastër për turistët, për një jetë më të shëndetshme dhe Shqipëri evropiane.
Ai tha se pas disa aksioneve të njëpasnjëshme, ku qindra-mijëra shqiptarë janë bashkuar në aksionet e lëvizjes, ka bindjen se edhe 22 maji do të jetë një moment i madh solidarizimi dhe ndërgjegjësimi ndaj mjedisit në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












