Kosova
Presidentja e Kosovës: Nëse ngërçi nuk zgjidhet edhe në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nëse edhe këtë fundjavë nuk ka zgjidhje për bllokadën e krijuar në procesin e konstituimit të Kuvendit, në fillim të javës që vjen do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Unë jam e bindur që, sikurse për çdo afat tjetër, edhe për këtë afat, në qoftë se nuk respektohet, duhet të ketë pasoja juridike. Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe, në qoftë se edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione, atëherë në fillim të javës ne do t’i drejtohemi Gjykatës”, është shprehur ajo në konferencën e mbajtur të enjten pasdite, transmeton albinfo.ch.
Osmani ka njoftuar se i ka takuar liderët e partive politike, por ka thënë se roli i saj nuk është që të negociojë koalicione për krijimin e institucioneve.
Ndryshe, Osmani ka bërë të ditur se në fund të muajit maj ka pranuar informacione nga institucionet e sigurisë për një përshkallëzim të mundshëm të planifikuar nga Serbia. Ajo siguroi qytetarët se nuk ka nevojë për panik.
“Në fund të majit kemi marrë informacione për veprimet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën. Këto janë informata të besueshme nga institucionet tona të sigurisë”, deklaroi Osmani.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












