Shkurt.ch
Forcohet euroja
Ditët e fundit vlera e modhës evropiane euro papritmas filloi të forcohet kundrejt pothuajse të gjitha valutave kryesore botërore.
Në tri ditët e fundit kundrejt frangut zviceran euro u rrit më shumë se 2 për qind, kundrejt paundit britanik rreth 3 për qind dhe kundrejt dollarit amerikan me 3.5 për qind. Janë dy arsye për një zhvillim të këtill valutor.
E para, është një takim i njerëzve kryesorë të Bankës Qendrore Evropiane që u mbajt të enjten, e presidenti i BQE-së, Mario Draghi, kishte deklaruar se BQE ishte e kënaqur nga efekti i injeksionit 60 miliardësh në muaj në sistemin financiar të euro zonës. Investitorët në tregjet financiare e interpretuan këtë deklaratë si një shenjë se nuk do të ketë nevojë për vazhdimin e kohëzgjatjes së programit, i cili duhet të përfundojë në shtator 2016 dhe papritmas filluan të blejnë euro duke e ngritur vlerën.
Arsyeja e dytë për forcimin e euros janë spekulatorët. Në fakt, sipas të dhënave në tregun e SHBA-së, aktualisht rreth 83 për qind e spekulatorëve kanë të hapura pozicionet e shitje së euros, që do të thotë se ata presin dobësimin e mëtejshëm të monedhës evropiane.
Që shumica e spekulatorëve ende presin një dobësimin e euro-s, analistët besojnë se është e mundur për të vazhduar kjo situatë në javët e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe euro mund të forcohet me një për qind pak kundrejt dollarit dhe valutave të tjera, por ky forcimi ka të ngjarë të jetë vetëm i përkohshëm.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












