Shqipëria
Zjarr i madh në jug të Shqipërisë, evakuohen banorët, rrezikohet hidrocentrali i Bistricës
Në Shqipëri po vazhdojnë problemet e mëdha me zjarret në disa zona. Në zonën e Finiqit, gjatë natës, disa vatra zjarri të përhapura nga era e fortë kanë rrezikuar banorët.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë përballur me një situatë të rënduar në disa fshatra të jugut, transmeton albinfo.ch.
“Një natë tepër sfiduese në Finiq, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 zjarrfikëse dhe 70 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pa reshtur me vatrat”, ka shkruar ai.
Bëhet e ditur se zjarret kanë përfshirë zonat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj, ndërsa për shkak të rrezikut të menjëhershëm është bërë evakuimi i përkohshëm i banorëve në fshatrat Livinë dhe Ardhasovë.
Ministri Vengu shtoi se janë marrë masa për asistencë mjekësore, sidomos për personat e moshuar, ndërkohë që “forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar”.
Situata është bërë më kritike në orët e para të mëngjesit, kur flakët kanë rrezikuar hidrocentralin e Bistricës.
“U realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri”, bëri të ditur ministri.
Për shkak të situatës, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve.
E-Diaspora
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë












