Shkurt.ch
Rritja ekonomike zvicerane për 0.4 për qind më 2015
Fazën e recesionit që është duke kaluar ekonomia zvicerane, me një rënie të pritshme në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), dy herë radhazi këtë vit, do ta kompensojë me rritjen në gjysmën e dytë të 2015-ës, kështu që norma e rritjes për një vit do të arrijë në 0, 4 për qind, parashikon instituti zviceran për hulumtim KOF.
Ky institut kishte publikuar parashikimin në mars, sipas të cilit rritja e PBB-së në vitin 2015 duhet të arrijë 0.2 për qind.
Siç thuhet, parashikimi i ri është i bazuar në faktin se mjedisi ndërkombëtar që nga marsi i këtij viti është përmirësuar, sidomos në Bashkimin Evropian, që është partneri kryesor tregtar i Zvicrës, ndërsa në rajone të tjera situata është më pak e favorshme.
Paralelisht Zvicra do të vazhdojë të vuajë efektet e vendimit të Bankës Nacionale nga mesi i janarit për të lënë kontrollin e frangut kundrejt euros, thonë ekspertët e KOF.
Prodhimi do të vazhdojë të bjerë në tremujorin e dytë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thonë analistët e KOF.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













