Shqipëria
Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det
Dy ngjarje tragjike janë shënuar një ditë më parë në plazhin e Velipojës, ku humbën jetën dy shtetas nga Kosova, të dy në rrethana të ndryshme, por të lidhura me qëndrimin e tyre në det, përcjell albinfo.ch.
Referuar Vizion Plus, në rastin e parë, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo kishte dalë nga deti, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit dhe shërbimet mjekësore, ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Ngjarja e dytë ndodhi po dje, kur shtetasi tjetër nga Kosova, Z. J., 72 vjeç, u mbyt aksidentalisht teksa po lahej në det. Trupi i tij u nxor nga pushuesit dhe shërbimet përkatëse, por ai kishte ndërruar jetë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë kanë referuar materialet për të dy rastet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në det, veçanërisht për personat në moshë apo me probleme shëndetësore.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.
Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran Për të financuar pagesën e 13-të të pensionit të pleqërisë, TVSH-ja do të rritet me 0.4... -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër?










