Lajme
Kurti: S’bëj kompromis me ligjin, pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA lidhet me veriun
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, tha se arsyeja e pezullimit të Dialogut Strategjik me Kosovën nga Uashingtoni lidhet me mbylljen e strukturave ilegale serbe në veriun e vendit.
“[Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik] është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”, u shpreh Kurti.
Ai tha se marrëdhëniet Kosovë-SHBA mbështeten në tri shtylla – mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci – duke pranuar se në fushën diplomatike ka “pengesa”. Sipas tij, Uashingtoni e sheh të domosdoshme të tërheqë Serbinë nga ndikimi rus, ndërsa Kosova, duke insistuar në sundim të ligjit e sovranitet, shihet nga disa diplomatë si pengesë në këtë drejtim.
Kurti në SHBA tha se ai nuk është kryeministër që i thotë Policisë së Kosovës të mos e arrestojë një kriminel serb të kapur në flagrancë, “sepse ky veprim mund të dënohet nga Brukseli dhe Uashingtoni”.
“Dhe unë u dukem atyre shumë ndryshe nga paraardhësit e mi. Ky është mallkim nga pasardhësit e mi, të cilët kanë qenë të butë. Unë jam normal, por dukem ekstrem. Kjo është për shkak të paraardhësve të mi të cilët nuk kanë qenë normalë”, u shpreh Kurti.
Kurti tha se mes Kosovës dhe SHBA-së ka dallime kur bëhet fjalë “në taktika dhe veprime” e jo në vlera, interesa dhe parime.
Më 12 shtator, Ambasada amerikane në Kosovë deklaroi se veprimet e qeverisë Kurti kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar bashkëpunimin produktiv mbi prioritetet e përbashkëta”. Kurti, megjithatë, theksoi se me SHBA-në ka dallime vetëm “në taktika e veprime, jo në vlera e parime”.
Vitin e kaluar, Kosova nisi mbylljen e institucioneve paralele në veri, të cilat funksionojnë sipas sistemit serb. Kohët e fundit u pezullua edhe puna e fondeve serbe të sigurimit shëndetësor dhe pensioneve në Mitrovicën e Veriut – vendim që u shoqërua me kritika nga partnerët ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit -
Gjermani
Në Berlin hapet ekspozita “28 Minuta”, sjell fotografi të rralla nga hyrja e KFOR-it në Kosovë -
Amerikë
Vlonjat Gashi diplomon doktor shkence në SHBA në fushën e gjenetikës
Jeta në Zvicër
-
Pritje deri në dy orë në aeroportet e Zvicrës për udhëtarët nga SHBA dhe Britania Sistemi i ri evropian i kontrollit të kufijve po shkakton vonesa në hyrje, ndërsa autoritetet thonë... -
Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë Zvicrën, rrezikohet zhvendosja e kampit stërvitor -
Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus -
Fadil Muqolli: “Kam frikë se po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të kryera gjatë luftës me heshtjen tonë” -
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishin për shqiptarët














