Shqipëria
Rama: Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë, po punohet edhe për shtimin e flotës së dronëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj.
Ai njoftoi se po punohet çdo ditë edhe për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
“Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës. Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme. Jemi duke u marrë përditë me porositjen e dronëve me kamera termike për monitorim në kohë reale pyjet dhe kapjen sa më shpejt sinjalin e zjarrit, sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje, për ripërtëritjen e territoreve që digjen nga zjarret. Të pasurojmë flotën ajrore dhe me avionët zjarrfikës”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër











