Bota
Mbi 200 alpinistë ende të bllokuar në Everest
Mali Everest, një nga simbolet më të mëdha të alpinizmit botëror, është gjithashtu ndër destinacionet më të rrezikshme
Më shumë se 200 alpinistë kanë mbetur të bllokuar në anën tibetiane të Malit Everest, pasi një stuhi e fuqishme dëbore goditi zonën në fundjavë, në kulmin e fluksit turistik gjatë festës kombëtare tetëditore në Kinë.
Ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën në kushte të vështira, autoritetet kineze raportojnë se kanë arritur të vendosin kontakt me të gjithë personat që ndodhen në rrezik, ndërsa mbi 350 të tjerë janë nxjerrë në zonë të sigurt, transmeton albinfo.ch.
Një nga të mbijetuarat e stuhisë, 29-vjeçarja Geshuang Chen, e përshkruan ngjarjen si një nga më të rrezikshmit në jetën e saj. Ajo kishte nisur udhëtimin më 4 tetor nga Qudang, bashkë me më shumë se 10 persona të tjerë, me synimin për të mbërritur në kampin bazë të Cho Oyu, një nga shtigjet që ofron pamje të mrekullueshme të Himalajeve. Plani ishte që grupi të kthehej më 11 tetor, por gjithçka ndryshoi kur një stuhi e paparashikuar i zuri në befasi.
Sipas Chen, parashikimet sinoptike tregonin për reshje dëbore vetëm për një ditë, ndaj grupi vendosi të qëndronte në mal. “Por gjatë natës, moti ndryshoi krejtësisht. Pati vetëtima, erëra të fuqishme dhe dëborë të pandalur. Udhërrëfyesi jonë duhej të lëvizte vazhdimisht për të larguar dëborën nga çadrat, që po rrezikonin të shembeshin,” tregon ajo. “Kur u zgjuam në mëngjes, dëbora kishte arritur rreth një metër. Vendosëm menjëherë të ktheheshim.”
Rrugëtimi i kthimit nuk ishte më i lehtë. Grupi eci për më shumë se gjashtë orë në kushte ekstreme, me shtigjet e mbuluara plotësisht. Në rrugën e kthimit, ata takuan banorë vendas tibetianë që ngjiteshin me furnizime për t’iu bashkuar operacioneve të shpëtimit.
Autoritetet kineze nuk kanë dhënë shumë detaje për gjendjen shëndetësore të personave ende të bllokuar, ndërsa mediat shtetërore kanë raportuar se situata është nën kontroll.
Mali Everest, një nga simbolet më të mëdha të alpinizmit botëror, është gjithashtu ndër destinacionet më të rrezikshme. Deri më sot, mbi 280 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të arritur majën e tij. Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga ortekët apo rrëzimet, ndërsa një pjesë tjetër prej sëmundjes akute të lartësisë, e cila shkakton marramendje, të vjella dhe humbje të vetëdijes.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











