Kosova
Shqipëria reagon fuqishëm ndaj Serbisë për Kosovën: S’pranojmë shtrembërimin e realitetit
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme serbe më 4 tetor ku i përgjigjej presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, përmendte edhe Shqipërinë duke rikthyer në vëmendje raportin e Dick Marty-t.
Duke i cilësuar të pabaza këto akuza e pretendime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë shpreh keqardhjen që Serbia kërkon të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.
Shqipëria kujton Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
”Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike. Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Ministria e Jashtme shqiptare vlerëson se çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.
”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit. Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë”, përfundon njoftimi i Ministrisë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve Qeveria komunale e Porrentruy në Zvicrën veriperëndimore mund të vendosë kufizime në qasjen për pishinat e... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë










