Lajme
Turistët zviceranë nuk shqetësohen nga kriza greke
Pavarësisht krizës së borxhit dhe një dalje të mundshme të Greqisë nga zona euro, vendi vazhdon të tërheqë pushuesit zviceranë, bën të ditur agjencia a lajmeve ATS. Disa prej tyre, të cilët kishin rezervuar një qëndrim në Tunizi, kanë zgjedhur ishujt grekë pas sulmit terrorist të së premtes.
14 klientët që qëndronin në vendpushim të portit Port El Kantaoui në Tunizi, ku ka ndodhur sulmi terrorist, që shkaktoi 38 viktima, janë kthyer nga e shtuna, siç pritej, ka bërë të ditur zonja Huguenin-dit-Lenoir, zëdhënësja e agjencisë turistike Hotelplan për Zvicër. Megjithatë, ajo shton se shumë pak e kanë kontaktuar agjencinë për të organizuar një kthim të hershëm.
Në mes të 400 klientëve të kësaj agjencie, të cilët gjendeshin në Tunizi, pjesa më e madhe duhet të kthehej të martën, thekson zonja Huguenin-dit-Lenoir. Ndërsa nga klientët, të cilët kanë pas planifikuar të vizitojnë Tunizinë për këto pushime, të gjithë i kanë ndryshuar planet për Spanjë apo Greqi.
Lidhur me Greqinë, operatorët turistikë kanë kontaktuar klientët e tyre në lidhje me situatën në vend.Të gjithë kanë pohuar se janë të kënaqur dhe rekomandojnë që udhëtarët për në Greqi të marrin mjaft të holla me vete, edhe pse shuma mbi 60 euro lejohet për turistët.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













