Lajme
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën
Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor dhe reputacionit të saj në menaxhimin e pasurisë
Personat shumë të pasur nga vendet e Gjirit po shfaqin një interes gjithnjë e më të madh për Zvicrën, veçanërisht në kohë pasigurie globale dhe tensioneve gjeopolitike.
Sipas raportimeve, konfliktet në Lindjen e Mesme kanë shtyrë shumë individë me pasuri të lartë të kërkojnë vende më të sigurta për kapitalin e tyre, dhe Zvicra mbetet një nga destinacionet kryesore për këtë qëllim, transmeton albinfo.ch.
Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor dhe reputacionit të saj në menaxhimin e pasurisë. Këto faktorë, të njohur shpesh si “Swissness”, janë shumë të vlerësuar nga investitorët ndërkombëtarë.
Të dhënat tregojnë se interesimi nuk është vetëm teorik. Kapitalet nga rajoni i Gjirit – veçanërisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe – janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit, me një rritje rreth 40% në tre vitet e fundit.
Ekspertët presin që kjo tendencë të vazhdojë, me mundësi që në Zvicër të hyjnë miliarda dollarë nga rajoni, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme gjeopolitike. Fillimisht këto lëvizje zakonisht bëhen në formë depozitash cash, për t’u shndërruar më pas në investime më të gjera si aksione apo obligacione.
Megjithatë, edhe pse interesi është në rritje, ekspertët theksojnë se konkurrenca nga qendrat financiare në Lindjen e Mesme dhe Azi mbetet e fortë, duke e bërë këtë garë më dinamike se më parë.
E-Diaspora
-
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër Më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës do të mbahet konferenca “Innovation & Leadership Conference... -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
Jeta në Zvicër
-
Buxheti rekord i BE-së Buxheti ndan 131 miliardë euro për mbrojtjen, sigurinë dhe hapësirën, pesë herë më shumë se MFF-ja... -
Portieri i Kosovës konfirmon largimin nga skuadra italiane -
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut












